Baçi: PS ka frikë nga Berisha, ndihen të ç’armatosur për t’u përballur me të

8 Prill 2024 | 19:38

Deputeti i Partisë Demokratike (mbështetës i Rithemelimit), Luan Baçi, është shprehur se mazhoranca ka frikë që ish-kryeministri Sali Berisha të thirret në Komisionin Hetimor Parlamentar që pritet të ngrihet në ditët në vijim.

Komentet Baçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se nëse Berisha do të thirret në Komision, atëherë dëshmitë që ai do të japë atje do të merren për provë dhe do të dorëzohen në institucionet gjyqësore.

Baçi tha gjithashtu se PS i trembet daljes së ish-kryeministrit nga banesa, pasi sipas tij, ata ndihen të ç’armatosur për t’u përballur me të.

“Gjylameti tha se ishte dakord që të thirrej edhe Berisha, edhe Basha, e miratoi Komisioni aty. Nuk thanë se po bënin ironi. Është e udhës që të thirreth kushdo. Duhet të pyetet kushdo që ka dijeni dhe njohje. Erdhën sot shumë të organizuar për ta shmangur këtë kërkesë legjitime dhe të kërkonin zgjidhje për ironinë që kishin përdorur.

Nuk e kuptoj dot frikën që kanë dhe sidomos kur u zë në gojë emrin e Sali Berishës. Dhe po u the që do thirret Sali Berisha. Ose po doli Berisha nga banesa ku e kanë mbyllur dhe arrestuar, ata janë thuajse të ç’armatosur dhe nuk dinë si do të përballen.

Informacionet që ka Sali Berisha pak kush mund t’i ketë. Thirrja në një Komision Hetimor Parlamentar janë dëshmi që merren për provë pastaj dhe i shkojnë institucioneve gjyqësore. Berisha nuk përbën rrezikshmëri për prishje provash”, tha Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026