Nuk deklaroi dëbimin nga Italia, merret vendimi për kryebashkiakun e Vaut të Dejës
Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejes, Krishtian Shkreli do të vijojë ta mbajë mandatin e tij. Vendimi u mor këtë të martë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Shkreli, u zgjodh në krye të Bashkinë së Vaut të Dejës në zgjedhjet e 14 majit, por rrezikoi mandatin për shkak të mosdeklarimit në formularin e dekriminalizimit të një dëbimi nga Italia.
Në një reagim pas bërjes publik të rastit, Shkreli pranoi se ëshët dëbuar nga Italia, por vetëm për mungesën e dekomunetacionit dhe jo të kryerjes së ndonjë krimi.
“Në vitin 2007, kam qënë emigrant si shumë prej shqiptarëve me idenë për të krijuar një jetë më të mirë për mua dhe familjen time! Policia e vendit fqinj në një kontroll rutinë në rrugë më ndaloi dhe verifikuan se jam një emigrant pa dokumentacione përkatëse dhe më ka kthyen në Shqipëri vetëm për këtë arsye, për mungesë dokumentacioni! Edhe formulari i dekriminalizimit e ka të shkruar qartë se nese je kthyer për mungesë dokumentacioni, mund të mos e citosh! Pas konsultimeve me avokatin tim, vendosa ta shënoj në formularin e dekriminalizimit arsyen përse policia italiane më riktheu në Shqipëri 16 vite më parë”, deklaroi Shkreli.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik