Të huajt “prenotojnë” Shkodrën, rezervimet 2-fish në krahasim me 2023

9 Prill 2024 | 16:39

Shkodra mbetet një atraksion turistik për të huajt, falë kompozimit natyral që mbart si qytet. Në prag të çeljes së sezonit turistik, të shumtë janë turistët e huaj që vizitojnë bukuritë natyrore të kryeqendrës së veriut.

Një i ri nga Britania e Madhe, që ka vizituar një numër të madh të qyteteve në Shqipëri, e liston Shkodrën si vendin ideal për të pushuar.

“Kam pak që kam ardhur në Shkodër, por e sigurt që më pëlqen më shumë se Tirana. Më duket shumë vend i qetë. Më pëlqen liqeni dhe malet përreth. Përfundimisht do i vizitoj ato. Shkodrën se kam vizituar akoma sa duhet, por padyshim që top 3 vendet që rekomandoj në Shqipëri janë , Himara, më pëlqen Berati, Elbasani dhe padyshim Shkodra”, thotë Kim Hutson, turist nga Birmingam.

Fluksi i shtuar i turistëve raportohet nga njësitë akomoduese të cilët konfirmojnë që prenotimet dhe frekuentimi për momentin është më i lartë se një vit më parë.

“Me një vit më parë ka shumë ndryshim. Vitin e kaluar ka filluar diku nga gjysma e majit, ndërsa këtë vit ka filluar që në fillim të prillit. Kanë ardhur shumë grupe, sidomos me guida ndërsa pjesa e turizmit rinor që na ka ardhur dhe vjet, ato fillojnë më vone duke qenë se akoma janë në punë dhe shfrytëzojnë verën për të udhëtuar. Kryesisht janë nga vendet e Evropës, Gjermani, Angli por ka pasur shumë edhe kanadezë, amerikanë që vijnë në Shkodër për pjesën e turizmit malor”, shprehet Arlind Shkëmbi, operator turistik.

Gjendur përballë fluksit të turistëve, problematikë mbetet fuqia punëtore ku pavarësisht rritjes së konsiderueshme të pagës, sërish bregdeti dhe shtetet fqinje tërheqin më shumë fuqinë punëtore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026