Sherr masiv mes 9 personave në një berberhane në Vlorë

9 Prill 2024 | 16:44

Ditën e sotme ka ndodhur një sherr mes disa personave në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve nga Policia, bëhet e ditur se 4 shtetas të moshave 18 dhe 19-vjeç janë përleshur me 5 shtetas të mitur.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të gjithë këtë shtetas për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës dha detaje për ngjarjen e ndodhur në një berberhane të qytetit pasditen e sotme, ku disa të rinj u përleshën midis tyre. Të paktën katër shtetas përkatësisht 18 dhe 19 vjeçarë janë përleshur me 5 shtetas të mitur.

“Rreth orës 14:50, në lagjen “1 Maji”, në rrugë, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, shtetasit K. C., 19 vjeç, F. Sh., 19 vjeç, D. I., 18 vjeç, G. C., 18 vjeç me 5 shtetas të mitur, të moshave 14-16 vjeç.  Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe i kanë shoqëruar të gjitha këta shtetas, në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026