Fidel Ylli zbulon pasionin: Jam anëtar i klubit të Ferrarit, paguaj 4 mijë $ në vit

9 Prill 2024 | 21:41

Presidenti KOKSH Fidel Ylli tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se është fans i zjarrtë i sportit të Formula 1.

Ai zbuloi se prej 20 vjetësh është anëtar i klubit të Ferrarit, ku paguan 4 mijë dollarë në vit dhe merr uniformat dhe logot e klubit.

“Jam tifoz i Formula 1, jam anëtar i klubit të Ferrarit prej 20 vjetësh, paguaj një shumë vjetore atje dhe gjithë uniformat, çfarë logosh ndërrojnë mi sjellin në shtëpi dhe shkoj shpesh në garat e F1 në Gjermani, Itali, Hungari se më pëlqen kjo garë. Duhet të kesh disa lidhje dhe të paguash nja 4 mijë dollarë në vit që të jesh pjesë e klubit, të shkosh në takimet e fansave të Ferrarit, ka disa kushte. E kam marrë me qejf dhe shkoj shpesh në garat e Ferrarit, kam uniformën, kam xhupin, kapelen. F1 është sport elitar, të jep adrenalinë. Gara është më e bukur kur e shesh në TV, se kur je në tribunë sheh një makinë që të vjen para me 320 km në orë, por në pjesët e tjera të rrugës që nuk i sheh mund të jetë edhe me 200 km, është një festë e vërtetë, është adrenalinë”, tha Ylli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026