A mund të vidhet sistemi TIMS me 1 USB? Flet eksperti i IT

10 Prill 2024 | 22:17

Drejtuesi i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça është lënë nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për ndërhyrjen në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Në një reagim të disa kohëve më parë vetë Muça i cilësonte një skenar filmash me agjentë 007 akuzat ndaj tij dhe deklaronte se është qesharake të pretendosh se mund të marrësh mijëra terrabajt në një USB xhepi.

Eksperti IT, Tomi Kallanxhi tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se materiali mund të merret por çështja është e aksesit që kishte Muça në server, i cili ishte superadmin.

“Aksesi nuk është vetëm me user dhe pasword, një superadmin ka mundësi edhe të editojë, edhe të fshijë, edhe të eksportojë. Këto lloj sistemesh. a nuk duhet të kenë një grup personash që njëri ka tokenin e parë tjetri të dytin, duhet të jenë të dy që të aksesohet ky sistem. Është njësoj si një kasafortë, nëse ka dy çelësa, edhe nëse ti do ta marrësh të duhet edhe çelësi im që ta aksesojmë kasafortën”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026