Xhaçka: S’kam përfituar asgjë, investimi i bashkëshortit tim 100% privat

11 Prill 2024 | 12:44

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka mbajti fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, ku i cilësoi shpifje akuzat e opozitës në drejtim të saj, mbi bazën e të cilave opozita kërkon heqjen e mandatit të saj të deputetit.

Xhaçka tha se është bërë padrejtësisht objekt i një linçimi politik dhe mediatik edhe pse Gjykata Kushtetuese pak kohë më parë vendosi ta pushojë me vendim çështjen e mandatit të saj.

Ajo u shpreh se nuk ka ushtruar influencën e saj për të përfituar dhe se investimi i bashkëshortit të saj është 100 për qind privat.

“As kam ushtruar influencën time për të përfituar, as kam përfituar asgjë prej tyre se janë thjesht shpifje të pavërteta. Sot diskutohen këtu për mua, ndërkohë që Kuvendi nuk ka çfarë shqyrton asgjë sepse Kushtetuesja e ka pasur çështjen time dhe e ka pushuar me vullnet i plotë…Bëhet fjalë vetëm njërën prej 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike nga Velipoja në Ksamil. Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha nga fillimi në fund është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private pjesë e të cilës është edhe bashkëshorti im, që është sipërmarrës para se të bëhej deputet dhe u kthye në punën private pasi mbaroi mandatin e deputetit. As unë, as bashkëshorti, as nga shteti nuk është dhënë aspak status ekskluziv, por një status ligjor si dhjetëra sipërmarrje të tjera, nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë favorizim. Skam qenë në konflikt interesi në asnjë rast, e ka thënë Gjykata Kushtetuese. Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë gjë nga investimet publike zero, asnjë metër katror nga prona publike, zero. Investimi i bashkëshortit tim është 100 për qind privat”, tha Xhaçka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026