Korçë, 200 fëmijë vuajnë mungesën e trajtimit nga mjeku legopedë

11 Prill 2024 | 16:13

Në shërbimin spitalor dhe qendrat shëndetësore të qarkut të Korçës mungojnë mjekët logopedë. Një gjë e tillë ka sjellë vështirësi të shumta për familjarët e fëmijëve të cilët kanë vështirësi me të folurin.

Alesia Filipi është mjekja e vetme e liçensuar në fushën e logopedisë dhe punon në shkolla speciale e qytetit të Korçës. Ajo thotë se kjo kategori fëmijësh kanë nevoja specifike, ndaj sipas saj mjek logopedë duhet të ketë me patjetër spitali i Korçës.

Patjeter që duhet të ketë, siç funksionon në gjithë sistemin Europian, duhet të ketë logopedistë, të ketë një ekip multidisciplinar që lehtëson punën edhe të prindërve për të marrë një shërbim sa më të afërt drejt qendrës shëndetësore.

Nuk kemi për momentin, nuk ka as në qendrat spitalore, për momentin nuk ka. I vetmi institucion është qendra komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe përfitojnë fëmijët të cilët kanë IKMCAP.”

Kristi Ndini është nëna e një fëmije me probleme të aparatit folës. Ajo thekson se mungesa e mjekëve logopedë është kosto e shtuar për të dhe prindërit e tjerë.

“Vështirësi e madhe. Kemi hasur vështirësi sepse fëmija im nëse do të kishte mjek te tille do kishte ecur me shume, po e sot që është vënë, ndiejmë vështirësi sepse një person i vetëm nuk mund të bëjë gjithçka për fëmijët.

Vështirësia është e madhe, fëmija nuk merr punën e duhur. Kosto patjetër, vijmë e çojmë, me taksi, djali ka probleme me të ecurën, do vish me makinë, është kosto. Shumë e vështirë, për ne prindërit që i jemi përditë në shtëpi, mungojnë shumë shërbime nuk është vetëm një “

Burime zyrtare bëjnë të ditur se vetëm në qytetin e Korçës, 200 fëmijë kanë nevojë për shërbimin e mjekëve logopedë. Problemet me të folurin e fëmijëve vijnë si pasojë e përdorimit të tepërt të teknologjisë dhe mungesës së interaktiviteti me fëmijë të tjerë, apo edhe qoftë me prindërit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026