“PS-Rithemelimi ofensive ndaj SPAK”: Po bëjnë gjithçka për të penguar hetimin e…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një komunikim me mediat të shtunën se qeveria dhe Rithemelimi po bëjnë një ofensivë për të frenuar strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Sipas tij bëhet fjalë për një ofensive të kombinuar për të vënë nën kontroll dhe intimiduar SPAK tani që po heton zyrtarë të lartë të qeverisë për korrupsion.
“Kjo ofensive po kryhet në mënyrë të kombinuar dhe role të përcaktuara, njëra palë sulmon me fjalor të papranueshëm SPAK duke insistuar në mënyrë të përditshme e të përnatshme në nxirjen e punës së saj, pala tjetër, PS po bëjnë gjithçka për të pamundësuar hetimet dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve në veçanti tani që një numër shumë i madh zyrtarësh janë ose në arrest ose në hetim për korrupsion. Kjo qeveri është në panik nga SPAK, po bë gjithçka për t’i pamundësuar burimet njerëzore dhe po bashkëpunon haptas me individë të shpallur non grata për korrupsion madhor”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta