“Irani mbështet forcat terroriste”, eksperti: Sulmi nuk ishte thjesht paralajmërim

14 Prill 2024 | 14:40

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku komentoi zhvillimet e fundit në vendet e Kindjes.

Ai tha se sulmi i Iranit ndaj Izraelit, nuk ishte thjesht paralajmërues, por kishte për qëllim goditjen e territorit të izraelit si dhe goditjen e bazave ushtarake të tij.  Ai tha gjithashtu se Irani mbështet grupet terroriste.

“Nuk mund të konsiderohet paralajmërim duke pasur parasysh faktin se në këtë goditje ishin të përfshirë, 300 dronë, raketa balistike, apo edhe raketa tokë-tokë, kjo dëshmon faktin se nuk kemi të bëjmë me një paralajmërim nga ana e Iranit. Ai ishte një goditje e drejtpërdrejtë mbi territorin e Izraelit dhe mbi caqet e planifikuara ushtarake të Izraelit.

Sa i përket droneve të përdorur është “Dëshmitari 136”, kështu quhet droni i përdorur nga Irani. Pesha e tij është rreth 200 kilogram, mban nga 40-60 kilogram eksploziv dhe ka një gamë të veprimit deri në 2000 kilometra, kur dihet se territori më i afërt mes Izraelit dhe Iranit është 870 kilometra, pra mund të imagjinoni dyfishin e hapësirës apo largësisë që ata mund të arrijnë me këto dronë”,-tha Drizan Shala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026