“SHBA nuk dëshiron konflikt me Iranin” Ambasadori Gjoka: Fokusi i SHBA në Ukrainë
Ish-ambasadori shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka, ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe për pasojat që pritet të sjellë ky sulm. Sipas tij, SHBA tashmë e ka shfaqur përkrahjen që do bëj ndaj Izralit, megjithëse ka pohuar se nuk dëshiron të futet në një luftë me Iranin.
Sipas Gjokës kjo vjen pasi Shteteve të Bashkuara të Amerikës u intereson të shmangë krijimin e një vatre tjetër konflikti pasi është e përqendruar te lufta në Ukrainë.
“Ky zhvillim duhet të ndiqet me shumë vëmendje sepse pritet që çdo vendim i tejkaluar mund të çojë në përmasa të një shpërthimi tjetër në lindjen e mesme, çka nuk do të ishte aspak në dobi të sigurisë botërore duke pasur parasysh këtu luftën në Ukrainë. Për këtë arsye, SHBA ka marrë veprime të shpejta në këtë periudhë. Presidenti Biden u kthye nga nja qëndrim i tij pushimi, në shtëpinë e bardhë, ka mbledhur Këshillin e sigurimit aty, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Izraelit dhe ka bërë edhe deklaratat përkatëse.
“Ka thënë që SHBA nuk dëshiron të përfshihet në një luftë me Iranin, kjo është e kuptueshme, si për zhvillimet aktuale ndërkombëtare por edhe për zhvillimet e sigurisë në Europë, veçanërisht për luftën që po zhvillohet në Ukrainë, kështu që për të mos i dhënë hapësira një konflikti që do të përfshijë shumë vende në lindjen e mesme, kërkon që ta shuaj këtë problematik, duke bërë këtë deklaratë si fillim, por nga ana tjetër ka deklaruar se do e mbështesë Izraelin për t’u mbrojtur”,-tha ambasadori.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit