“Mu duk e rëndë të lexoja lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës!”- Flet Agim Xheka

14 Prill 2024 | 18:29

“Zëri” i Radio Tiranës Agim Xheka vjen me një rrëfim ekskluziv për jetën e tij në emisionin “Profil” në Euronews Albania.

Ai nisi punë në radio për herë të parë në moshën 14-vjeçare ku u njoh me figura si Vaçe Zela, Avni Mula, Reshat Arbana etj.

Për gazetaren Greta Topjana, Agim Xheka ka treguar se kur ndërroi jetë diktatori Enver Hoxha, ai u thirr që të lexonte lajmin e vdekjes së tij, gjë që nuk e bëri.

Ai tha se më herët ishte aktivizuar që të lexonte disa materiale që i dëgjonte Enver Hoxha nga rinia e tij, për të luftuar sklerozën. Ky shërbim indirekt sipas tij, që ai i bënte Enver Hoxhës, ia bënte të vështirë që të lexonte lajmin për vdekjen e diktatorit.

“Kur vdiq Enver Hoxha, më thirrën që unë të lexoja lajmin për vdekjen e tij, gjë që unë nuk e bëra. Sepse mua atëherë më aktivizuan që të lexoja disa materiale që i dëgjonte Enver Hoxha nga rinia e tij, për të luftuar sklerozën. Unë indirekt i shërbeja atij, më dukej e rëndë të lexoja lajmin për vdekjen e tij”, tha Xheka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026