A rrezikohet lufta? Kulluri: Izraelit i kushton më shumë të mbrohet se të sulmojë

15 Prill 2024 | 15:29

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi në një intervistë për Euronews Albania konfliktin e nisur mes Iranit dhe Izraelit.

Sipas Kullurit, mbrojtja kundërajrore  i kushton Izraelit më shumë se sa një sulm i mundshëm ndaj Iranit dhe kjo lidhte me shpenzimet për kërkimin shkencor dhe mbrojtjen.

“SHBA shpenzon sot mbi 3,5 për qind për kërkim shkencor dhe Irani është 1, pak. Ky debat brenda NATO-s për kërkim shkencor, në vitet 2010 amerikanët shpenzonin 4 për qind të GDP për kërkim  shkencor, Evropa 2, ku janë sistemet sot të mbrojtjes? Amerikanët janë sot më lart se të tjerët. Nëse sheh GDP e Iranit dhe Izraelit janë aty aty. Nëse BE sot kthen çelësin drejt financimit të mbrojtjes, nuk ka Rusi e Kinë t’u dalë para se kanë avantazhin teknologjik dhe mbështetjen e popullit”, tha Kulluri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024