“Jam e djathtë që në lindje”, Jozefina Topalli çel fushatën në Vlorë
Ditën e sotme partia “Lëvizja për Ndryshim” çeli fushatën në qytetin e Vlorës.
Kryetarja e kësaj force politike, Jozefina Topalli tha për Euronews Albania se Vlora është vendi nga i cili nisin ndryshimet dhe se duhet të gjejmë kurajën për të ndëshkuar me votë politikanët që kanë shkaktuar varfëri.
“Të gjejmë kurajën të ndëshkojmë me votë proteste ata politikanë, të cilët në tre dekada janë përgjegjësit kryesor të varfërisë që kemi sot”, u shpreh Topalli.
Teksa foli për prezantimin e kandidatëve, Topalli theksoi se ata janë të djathtë duke hedhur edhe njëherë poshtë akuzat që e shohin majtas qëllimin e kësaj force politike.
“Jam e djathtë qysh në lindje për shkak të historisë së familjes dhe ky është identiteti im. Ato që bëjnë akuza nuk janë as të majtë as të djathtë, por thjesht forca politike klienteliste. Nuk më bëjnë asnjë përshtypje, Lulzim Basha dhe ata që e rrethojnë me këto akuza qesharake”, tha zonja Topalli.
Ish-deputetja kërkoi votën për rininë dhe mos-braktisjen e vendit duke u shprehur se Lëvizja për Ndryshim do të jetë një faktor i rëndësishëm për t’ju kthyer të rinjve vlonjat besimin për të ardhmen.
Lexoni gjithashtu:
Jozefina Topalli me Ramën apo kundër? Baton Haxhiu tregon të vërtetën e tij: Pse doli në skenë
Gati për zgjedhjet, regjistrohet në gjykatë ”Lëvizja për Ndryshim” e Jozefina Topallit
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat