Kandidatja e PD-së Lediana Fratari: Pse dua të jem pjesë e Kuvendit
Në këto zgjedhje parlamentare, partive u janë bashkuar edhe shumë kandidatë të rinj. Njëra prej tyre është Lediana Fratari, e cila është bërë pjesë në listën e Partisë Demokratike dhe kandidon në njësinë nr.5 në Tiranë.
Përballë gazetares Bruna Çifligu, znj. Fratari tregoi për Euronews Albania se si është bërë pjesë e listës së kandidatëve të selisë blu, ndërsa veçoi se dëshira për këtë plan ka qene e dyanshme si nga PD-ja ashtu dhe nga vetë ajo.
“Ka qenë një proces i ndërsjellë. Unë Jam rikthyer në Shqipëri para gjashtë viteve dhe kanë dashur që të kisha mundësinë që të isha pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe arrita më në fund të jem pjesë e listave të PD-së për qarkun e Tiranës. Jam përfshirë më përpara në politikë, kam qenë anëtare e Këshillat kombëtar të PD me vota nga anëtarët e PD. Kam dhënë një kontribut personal në këtë parti politike. Unë jam brumosur me filozoftë e djathta”, tha ajo.
Ajo tha se synon të bëhet pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë që të japë kontribut për këtë forcë politike dhe qytetarët që ajo përfaqëson.
“Synimi im është patjetër, që më e rëndësishmja nga të gjitha është që PD të fitojë zgjedhjet me një mandat në Kuvend në 70 +1. Qëllim im personal është që unë të jem pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe ky është premtimi që i kam bërë kryetarit të PD dhe zonës që unë përfaqësoj, që është zona nr.5 në Tiranë”, tha ajo.
Kandidatja e PD-së për deputete në Tiranë u shpreh se nëse do të fitojë një vend në Kuvend do të mbrojë interesin e ish-të përndjekurve politikë: “Unë vij nga një familje e përndjekur politike. Të përndjekurit politikë dhe kjo shtresë është grupimi kryesor, të cilës do t’i përgjigjem dhe kjo është shtresa ku zërin e të cilëve do ta ngrejë në Kuvend. Unë jam e bindur se PD do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit”, shtoi ajo.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve