“Kërcënimet e Serbisë duhen marrë seriozisht”, Basha: Po përdor serbët e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se me Serbinë duhet të jemi të kujdesshëm.
Ai tha se deklaratat e Vuçiçit dhe deputetëve të Serbisë në KiE, por edhe sulmi i Banjskës, kanë treguar se Serbia qëndron më pranë vizionit të Putinit për një realitet të ndryshëm strategjik dhe nuk përputhet me vizionin e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, apo edhe me vizionin e NATO-s.
“Nuk mendoj se ka një naivitetit sa i takon qëllimeve politike të Beogradit që janë krejtësisht të kundërta me ato që deklarohen. Këtej deklarohen për mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës, por nuk e pranojnë mekanizmin që i mbron serbët e Kosovës.
Përkundrazi i përdorin serbët e Kosovës si “mish për top” siç e tregoi edhe sulmi paraushtarak i Banjskës, i cili nuk është diçka e izoluar, por është pjesë e vizionit të Vuçiç. Është në kundërshtim me vizionin e Këshillit të Europës, në kundërshtim me vizionin e Bashkimit Europian dhe të NATO-s, është në përputhje me vizionin e Putinit dhe të satelitëve të tij për një realitet të ndryshëm gjeostrategjik.
Nuk mendoj se Vuçiç mund të vërë këdo në gjumë me deklaratat e tij. Përkundrazi deklaratat e tij i kanë hedhur benzinë zjarrit, veprimet që kanë kryer tregojnë qartë që me Serbinë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse për momentin është një forcë revanshiste në Ballkan, gjë që u tregua edhe nga fjalimet radikale, të papranueshme të deputetëve serb”,-tha Lulzim Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta