Shkodra pa vaksina antigrip, qytetarët detyrohen ta blejnë privatisht në farmaci 

26 Janar 2020 | 17:17

Si pasojë e uljes së temperaturave vijon të ketë shtim të numrit të  pacientëve që paraqiten pranë qendrave shëndetësore apo spitalit në qytetin e Shkodrës prej virozave të stinës. Situata është bërë më problematike pasi, që prej fundit të muajit dhjetor të vitit të kaluar, mungon vaksina kundër gripit.

“Në përiudhën që jemi sot, janar 2020, faktikisht ka pasur persona që kanë qenë të interesuar, që duan të bëjnë vaksinën e gripit, por që për momentin nuk kemi kontigjent vaksinash”- u shpreh mjekja, znj.Hedije Bilali.

Mjekja Bilali thotë se ka persona që paraqiten me kërkesën për të bërë  vaksinën, por nuk mund t’u ofrohet ky shërbim.

Ajo vetë ka kontaktuar disa herë për këtë problem, megjithatë nuk ka marrë një përgjigje.

“Personalisht unë kam komunikuar edhe me drejtuesit e njësisë vendore, por për momentin nuk ka ardhur kontingjenti i vaksinave, që duhet për t’i pajisur të gjithë mjekët e familjeve për të bërë vaksinat përkatëse”-shtoi mjekja.

Përgjegjësja e drejtorisë së shëndetit publik në Shkodër Dhurata Hysa thotë se që nga fillimi i periudhës së gripit janë shpërndarë në qendra shëndetësore më shumë se 6000 vaksina dhe u janë ofruar kryesisht grupeve më të rrezikuara nga gripi stinor.

“Deri në këtë moment janë shpërndarë deri në 6 mijë doza nëpër qendrat shëndetësore, të cilat janë aplikuar të gjitha tek popullata me rrisk.”- theksoi drejtoresha.

Përgjegjësja pranon se për momentin nuk ka asnjë dozë vaksine dhe pacientëve u duhet ta blejnë atë në farmaci.

“Nuk kemi në gjendje për momentin. Në të tilla raste, nëse ka kërkesa, janë farmacitë të cilat tregtojnë të njëjtën vaksinë”-shtoi znj.Dhurata Hysa.

Fluksi i pacientëve që paraqiten për të marrë ndihmën e parë si pasojë e gripit është rreth 500 persona në javë dhe ka prirje për rritje deri në gjysmën e dytë të muajit shkurt. Në ditët në vijim pritet që qendrat shëndetësore të furnizohen me një tjetër sasi vaksinash, por deri atëherë, qytetarët duhet të paguajnë në farmaci për të siguruar vaksinën .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026