Vidhet gjatë natës “Range Roveri” në Durrës, rasti i dytë brenda pak ditësh
Një tjetër automjet tip Range Rover, prodhim i vitit 2015, është vjedhur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.12, në rrugën “Neki Libohova”.
Në pamjet e kamerave të sigurisë duken momentet kur hajduti merr automjetin e parkuar në anë të rrugës dhe largohet me të.
Pronari i mjetit, shtetasi S. C., ka bërë menjëherë denoncimin në polici, ndërkohë që forcat e rendit kanë nisur punën për të identifikuar dhe kapur hajdutin e mjetit dhe njëkohësisht për të gjetur makinën.
Pak ditë më parë, një tjetër mjet Range Rover u vodh në Durrës, në lagjen nr.4 dhe vetëm disa orë më pas ai u gjet në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë. Dyshohet se këto automjete vidhen për t’u shitur e përdorur më pas në ngjarje kriminale, por edhe për t’u çmontuar për pjesë.
Vitin e kaluar në Durrës u denoncuan në polici 27 automjete të vjedhura, me një mesatare rreth 2 automjete çdo muaj, ndërsa pas hekurave kanë përfunduar 8 autorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së