Mirush Kabashi “Qytetar Nderi”, vlerësimi pas vdekjes shije të hidhur tek familjarët

18 Prill 2024 | 15:49

“Qytetar nderi i Durrësit” (pas vdekjes). Ky ishte vlerësimi i qytetit bregdetar për mjeshtrin e skenës Mirush Kabashi, në ditën e tij të lindjes.

Një vlerësim i vonuar për Kabashin, i cili gjatë jetës së tij është nderuar me shumë tituj.

“Është, është i vonuar, pse të gënjej? Do kisha dashur shumë që ta kishte marrë kur ishte gjallë”, thotë Mendi Kabashi, e bija e Mirush Kabashit.

“Për mua Mirushi ka qenë Qytetar Nderi i Durrësit. Përderisa është “Nder i Kombit”, “Qytetar Nderi” është shumë pak në krahasim me atë. E them për të gjithë ata që i kanë në dorë këto gjëra, që gjërat të jepen në kohë. T’i gëzojnë ata që i meritojnë. Kënaqësinë e këtij titulli ta merrte Mirushi, jo të mbetet si një relikë në shtëpi”, shprehet aktorja Aishe Stari.

E bija e aktorit të ndjerë, mes emocionesh veçoi lidhjen e tij me Durrësin.

“Durrësi e ka dashur gjithmonë babi dhe e pati apo se pati, është vlerësuar. Me titull apo pa titull ai e ndjente veten në shtëpi këtu dhe ka qenë meritë e publikut, e njerëzve të thjeshtë”, thotë vajza e aktorit të ndjerë.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në teatrin “Aleksandër Moisiu”, aty ku Mirushi hodhi hapat e parë dhe nisi karrierën e gjatë artistike, familjarët, miqtë dhe kolegët patën mundësi të ndjekin të plotë intervistën e fundit, që Kabashi dha pak para ndarjes nga jeta.

Në një rrëfim shumëplanësh për jetën dhe karrierën, Kabashi rrëfeu shumëçka nga kujtimet e tij, që lidhen me teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

“Mjeshtri i madh i skenës ka interpretuar në teatrin e Durrësit 22 vite rresht dhe 1 vit përpara se Mirushi të ikte në një vend tjetër, na ka lënë një intervistë, që për mua është një testament i mrekullueshëm i tij artistik, me të gjithë rrëfimin e një jete në skenë, por jo vetëm”, shprehet regjisorja Driada Dervishi.

Mirush Kabashi u nda nga jeta më 5 dhjetor të vitit që lamë pas në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë, me një kontribut të çmuar, ku numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026