Dështon takimi i partive shqiptare në RMV, analisti Neziri: Regjistrimi i domosdoshëm
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk gjetën gjuhë për përbashkët për një takim lidhur me regjistrimin e popullsisë.
Për këtë çështje foli sot në Euronews Albania analisti politik Xhelal Neziri, ku u shpreh se ligji është në favor të shqiptarëve, pasi këta shtetas hasen çdo ditë me problematika të natyrës praktike që vijnë nga mungesa e shtetësisë. Sipas analistit, në RMV kriza aktuale institucionale rrezikon të kthehet në krizë politike, pasi puna e parlamentit mbi regjistrimin e popullsisë është bllokuar edhe nga opozita shqiptare, pavarësisht se ky ligj është në favor të tyre.
“Ligji është në favor të shqiptarëve, ka më shumë se një mijë qytetarë, jo vetëm shqiptarë që kanë mungesë të shtetësisë dhe ballafaqohen me probleme të natyrës praktike çdo ditë. Në vend po ndodh një lloj krize institucionale që ka rrezik që të kalojë në një krizë politike. Ka kohë që parlamenti i RMV nuk funksionon pasi është bllokuar me amendamente, me ligje të ndryshme. Kemi opozitën maqedonase që ka bllokuar për shkak të ligjeve siç ishte ai i regjistrimit . Këtë e ka bërë edhe opozita shqiptare duke e bllokuar punën e parlamentit me amendamente përderisa nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, një marrëveshje për ligjin e shtetësisë”, u shpreh z. Neziri.
Analisti listoi problematika si regjistrimi i gjuhës shqipe në parlament, përdorimi i flamurit shqiptar dhe përfaqësimi proporcional në administratën shtetërore publike sa u përket shtetasve shqiptare. Këto problematika mund të zgjidhen vetëm përmes procesit të regjistrimit.
“Regjistrimi është i rëndësishëm për RMV dhe sidomos për shqiptarët e Maqedonisë pasi shumë të drejta të tyre lidhen rezultatin e regjistrimi. Pra, është 20% që përcakton përdorimin e gjuhës si shqiptare. Nuk përmendet gjuha shqipe në kushtetutë dhe në ligj por gjuha që e flasin mbi 20% e popullatës. Kemi po ashtu 50% e popullatës për përdorimin e flamurit shqiptar dhe po ashtu përfaqësimin e drejtë dhe proporcional në administratën shtetërore dhe publike”, tha analisti.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat