Nard Ndoka për ‘përplasjen’ Meta-Kryemadhi: Të majtët bëjnë show politik

20 Prill 2024 | 20:42

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se përplasjet mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe gruas së tij, Monika Kryemadhit, nuk janë teatër, por sipas tij, kanë brenda shumë shoë politik.

Komentet Ndoka i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se debatet dhe diskutimet brenda një partie politike janë të shëndetshme, por shtoi se është mirë që ato të bëhen pa praninë e mediave, për të evituar pjesën e show-it politik.

Ai tha gjithashtu se partitë e majta e ekzagjërojnë pak me pjesën e show-it politik, ndryshe nga të djathtët që sipas tij, janë më klasik në këtë drejtim.

“Janë elemente demokracie për çdo parti politike kur ka një debat parimor brenda. Unë nuk do e konsideroja teatër sepse këta janë dy personazhe politike. Meta dhe Kryemadhi janë dy emra që kanë 30 vite në politikë dhe e kanë bërë karrierën e tyre. Partitë e majta e ekzagjërojnë pak me këtë shoun politik.

PD është më strikte, ka pasur grupe armiqësore, i ka demaskuar ato, por në formën klasike, pa shou dhe media. Meta ka historinë e tij politike dhe protagonizmin që ka pasur në 30 vite. Nuk jeton dot pa atë. Unë vetë kam bindje të djatha dhe nuk i shoh dot pjesën e shout. E kanë nisur prej kohësh. Duhet të japin një mesazh dhe kjo nuk ka ndodhur.

Është mirë që këto debate të jenë pa media. Nëse marrim atë që bëri Nano para disa vitesh, ishte një evolim i politikës, një debat që PS nuk e ka pasur më që nga ajo kohë deri sot. Por edhe ajo nuk ishte e formës klasike. Kishte karakter denigrues. Nano i denigroi kundërshtarët e tij të KPD-së.

U krijua një gropë brenda asaj partie. Nuk u kthye në parti emancipuese, por mbylli plagën e vetë. I mori përpara gjithë KPD. Nga një njeri që ishte në minorancë, sepse ishte zoti Meta atëherë që kishte shembur perandorinë e tij, ai arriti të rikthehej përmes këtyre mekanizmave. Bluza e Monikës nuk transmeton ndonjë goditje”, tha Ndoka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026