Nis zbatimi i amnistisë në Fier, lirohen 117 të dënuar, u ulet dënimi 311 të tjerëve

24 Prill 2024 | 13:33

Në burgun e Fierit ditën e sotme ka nisur zbatimi i amnistisë penale ku përfituan 117 të dënuar për vepra të lehta penale.

Nga amnistia kanë përfituar të gjithë meshkujt që ndodhen në këtë institucion, të cilëve i kishte mbetur më pak se katër vjet nga vuajtja e dënimit, siç është kundravajtja penale që dënohet me 2 vjet burg, përfshirë gjobat ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë të marrë me vendim të formës së prerë.

Në këtë institucion kanë përfituar sipas drejtorit Ervin Bushi, 117 të burgosur që dalin nga amnistia ndërsa 311 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Pothuajse 30% e të dënuarve që ndodhen ne burgun e Fierit përfituan amnistia penale..

Familjarët e tyre i kanë pritur tek porta e jashtme e burgut. Ky  institucion i vuajtjes se dënimit ka mbi 800 të dënuar gjithsej, për vepra të ndryshme penale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026