Nis zbatimi i amnistisë, Manja: Përfitojnë 1600 të dënuar, rreth 800 lirohen sot

24 Prill 2024 | 13:09

Këtë të mërkurë 24 prill, nis dhe zbatimi i ligjit për amnistinë penale, pas miratimit në Kuvend me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte sot në burgun e Rrogozhinës që ka edhe numrin më të madh të të dënuarve që përfitojnë nga amnistia.

Manja tha se në shkallë vendi numri i personave që lirohen sot nga amnistia është 780, numër që pritet të përditësohet me personat që gjenden në komisariate dhe përfitojnë nga kjo amnisti.

Në total numri i përfituesve nga amnistia është 1600, pasi 800 të dënuar përfitojnë ulje të dënimit.

“Në shkallë vendi sot ka startuar zbatimi i ligjit për amnistinë, sot do lënë qelitë rreth 780 të dënuar, kjo shifër do të përditësohet se ka një numër të dënuarish që gjenden në komisariate dhe janë përfitues të amnistisë. 800 janë përfitues me ulje dënimi, në total 1600 të dënuar përfitojnë nga amnistia. 15 gra lirohen , 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi dhe deri në vjeshtë lirohen, nga 38 të dënuara që gjenden në burgun Ali Demi në Tiranë, përfitues janë 3 të mitur, 2  përfitojnë ulje dënimi. Përfitues janë edhe 2666 persona në shërbim prove. Nga kjo amnisti buxhetit të shtetit i kursehen 30 milionë euro”, tha Manja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026