Pluhuri i Saharasë që ngjyrosi portokalli Athinën, çfarë duhet të dini

24 Prill 2024 | 16:40

Një mjegull portokalli ka mbuluar Athinën, me retë e pluhurit që kanë mbërritur nga shkretëtira e Saharasë.

Greqia është prekur nga fenomene të tilla edhe në mars dhe në fillim të prillit, me retë që u shtrinë deri në Zvicër dhe në jug të Francës.

Sidoqoftë, autoritetet meteorologjike kanë paralajmëruar se qiejt do të pastrohen së shpejti.

Cilësia e ajrit ndërkohë është përkeqësuar në shumë zona të vendit dhe mëngjesin e së mërkurës, monumenti i Akropolit në Athinë nuk ishte i dukshëm për shkak të pluhurit.

Shtresa e tij ka arritur deri në veri të qytetit të Selanikut.

Qytetarëve grekë me probleme frymëmarrjeje u është bërë thirrje të shmangin lëvizjet në ambient të hapur dhe të përdorin maska mbrojtëse.

Shkretëtira e Saharasë çliron 60 deri në 200 milionë tonelata pluhuri mineral në vit. Shumica e tij përhapet në tokë dhe disa herë shtrihet thellë në Evropë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026