Dokumentari i Rai 3, analisti: Pse nuk po përfshihet në replika kryeministrja Meloni

25 Prill 2024 | 21:39

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth “përplasjes” së kryeministrit me Rai 3, pasi televizioni publikoi një dokumentar ku flet për korrupsionin në Shqipëri.

Sipas Mërtirit akuzat e ngritura në dokumentar, janë akuza që qëndrojnë dhe prandaj sipas tij kryeministri Rama reagon, ndonëse qëllimi i dokumentarit italian nuk ka qenë goditja e qeverisë së tij, por kritik ndaj qeverisjes së Giorgia Melonit. Mërtiri tha se duhet vënë re që Meloni nga ana e saj është treguar shumë e qetë në lidhje me këtë dokumentar, ndryshe nga kryeministri Rama.

“Rama thotë po cenohet Shqipëria. Ti kur kapen anëtarë të qeverisë thua nuk e ka fajin kryeministri, kur kapen nga të huajt njerëz nga qeveria, e paska fajin Shqipëria. Rama ka hyrë në këtë betejë sepse i ka djegur lëkura e tij dhe kërkon të shpëtojë fytyrën dhe lëkurën e tij. Pastaj, pse nuk përfshihet Meloni aty?

Në fakt ky dokumentar nuk ka për qëllim të godasë Ramën, pavarësisht se përmend të vërteta për Ramën, qëllimin e kanë të godasin Melonin. Por kryeministrja e Italisë duket shumë më e qetë se kryeministri Rama. Duket që kryeministrit Rama ka çfarë i “djeg” prandaj i del në ballë një dokumentari që godet kryeministren e Italisë”,-tha Mërtiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026