Vllaznia shkarkon trajnerin, gati zëvëndësuesi i tij
Pas një pune të jashtëzakonshme, me synim fitimin e titullit kampion, por edhe kupën, Qatip Osmani nuk është më trajner i Vllaznisë. Tekniku i cili erdhi nga Maqedonia e Veriut pas diskutimit me drejtuesit e skuadrës ka vendosur të ndëprersë bashkëpunimin, ndërsa nuk dihen shkaqet. Skuadra synonte t’i fitonte të dy trofetë, por eliminimi nga Egnatia në kupë ka bërë që të krisen marrëdhëniet mes palëve, gjë që kë cuar deri në shkarkim.
54-vjeçari mori drejtimin e skuadrës shkodrane më 31 tetor të vitit të kaluar, ku që prej atij momenti numëron 13 fitore në kupë e kampionat, 6 humbje dhe 8 barazime, teksa e dërgoi skuadrën deri në zonën e final 4, madje një pretendente kryesore për fitimin e titullit kampion.
Sipas informacioneve, synimi i radhës është kthimi në stol i gjermanit Thomas Brdariç, i cili i ka drejtuar më herët shkodranët në sezonin 2020-2022. Kujtojmë se në kampionatin shqiptar mbeten dhe 4 javë deri në përfundim, ku shkodranët do të tentojnë të fitojnë titullin, teksa kundërshtarët e radhës janë Egnatia, Dinamo, Tirana dhe Skënderbeu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta