RMV| Musliu: Me votat e opozitës shqiptare, Bujar Osmani do ishte në raundin e dytë
Analisti Albert Musliu është shprehur se nëse do të bashkoheshin edhe votat e opozitës shqiptare, Bujar Osmani do të ishte në raundin e dytë në garën për president të Maqedonisë së Veriut.
Komentet Musliu i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se rezultati i arritur nga Osmani në raundin e parë, ishte i përafërt me rezultatin që mori kandidati i LSDM-së.
Ai tha gjithashtu se shqiptarët në RMV duhet të bashkëpunonin me LSDM (partinë që bashkëqeverisin), në mënyrë që kandidati i VMRO-DPMNE për president të mos merrte këtë rezultat pozitiv në raundin e parë, pasi sipas tij, është kundër interesave të shqiptarëve atje.
“Edhe pse ka disa tendenca te blloku shqiptar që të relativizohet rezultati që arriti Bujar Osmani, që ishte një rezultat i përafërt edhe me kandidatin e LSDM-së që kaloi në raundin e dytë, gjithë ajo narrativë që ishte para zgjedhjeve se pamundësohet hyrja e shqiptarëve në raundin e dytë, doli huq.
Sepse po t’i kishte edhe votat e opozitës Bujar Osmani, do të ishte në raundin e dytë. Zgjedhjet janë modeli i numrave. Osmani kishte më shumë vota se Taravari. Blloku politik maqedonas udhëheq me dyfishin e votave një kandidat që definitivisht nuk është në linjë me interesat e shqiptarëve.
Ka probleme me ndryshimet kushtetuese, etj. Shqiptarët duhet të bënin një formë balance edhe me palën tjetër, me të cilën bashkëqeverisim”, tha Musliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve