Zgjidhet në krye të PL, Meta: Mendova të paraqitesha fillimisht te “Presidenti”

27 Prill 2024 | 21:25

Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, e cila u mblodh sot, ka zgjedhur Ilir Metën në postin e Presidentit (drejtuesit) të kësaj force politike.

Përmes një lidhjeje për emisionin “Review” në Euronews Albania, Meta tha se e kishte menduar që sapo të zgjidhej në këtë detyrë, do të paraqitej poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’u solidarizuar me të.

Ai tha gjithashtu se për t’iu bashkuar protestave poshtë ballkonit të Berishës ai kishte pritur një ftesë nga deputeti Flamur Noka, por meqë ai nuk e kishte ftuar, vendosi të shkonte vetë.

“Unë kisha kohë që prisja ftesë nga miku im Flamur Noka. Ai kishte harruar të më ftonte dhe unë thash se pasi të bëhem president duhet të paraqitem fillimisht te presidenti i përgjithshëm i Republikës që është Sali Berisha.

Isha këtu bashkë me mijëra qytetarë për të shprehur solidaritetin tim për kontributin e jashtëzakonshëm që po jep Berisha për lirinë e shqiptarëve dhe sovranitetin e Republikës. Ne çdo ditë kemi qenë këtu, me mendje dhe me zemër. Sepse Gjokutaj që është avokat i Berishës është edhe eksponent i PL-së.

Por më e rëndësishmja është të jemi këtu për përmbysjen e regjimit. Mesazhi im është shkundje, shkundje dhe vetëm shkundje. Shqiptarët kanë shqetësimin e 500 lidhjeve nepotike në tatime e dogana që iu rrëmbejnë shqiptarëve 3.3 miliardë euro në vit”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026