Zelensky sërish kërkon ‘Patriotët’, anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe në NATO
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri një lutje të re komunitetit ndërkombëtar që të nxitojë dhe të ofrojë më shumë mbrojtje ajrore, të fillojë bisedimet formale që vendi i tij të hyjë në Bashkimin Evropian dhe të ftojë Ukrainën të anëtarësohet në NATO.
Forcat ukrainase përballen me një pozicion përkeqësues në lindje dhe presin dorëzimin e armëve amerikane pas miratimit të 23 prillit nga Kongresi i një pakete ndihme prej 61 miliardë dollarësh (57 milionë euro) pas muajsh vonese.
Zelensky ka kërkuar vazhdimisht sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, veçanërisht sistemin ‘Patriot’.
Ai tha se sapo kishte folur me udhëheqësin e pakicës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Hakeem Jeffries dhe falënderoi Kongresin për miratimin e paketës së ndihmës, por shtoi se Ukraina po punonte me të gjithë partnerët për të arritur një shpejtësi të dërgesave që do t’i lejonte Ukrainës të ruante pozicionet e saj dhe të prishte planet e luftës ruse.
“Ne jemi ende duke pritur për furnizimet që u premtuan Ukrainës. Ne presim ato vëllime dhe shtrirje që mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës në interes të Ukrainës” , tha Zelensky përmes një video këtë të diel, raporton Reuters
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh