Akuzat për ‘çimka’ në PL e ‘përplasja’ me Metën, Brahimllari: Pse dhashë dorëheqjen
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e PL, Endrit Brahimllari, ka treguar në Euronews Albania arsyet pse dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të kësaj force politike dhe “përplasjet” me kryetarin Ilir Meta.
Brahimllari tha se ai u tërhoq nga pozicioni i nënkryetarit në mënyrë që të mos bëhej shkak për përçarjen brenda partisë, pasi sipas tij, të gjitha energjitë duhen përqëndruar te lufta kundër qeverisë.
Ai tha gjithashtu se akuzat që Meta ngriti pak ditë më parë për “çimka” (përgjues) në parti nuk qëndrojnë dhe sipas tij PL nuk ka pasur vend për to, pasi çdo vendim ka qenë public.
“E kam sqaruar qartazi se vendimi im ka qenë për shkak të një vendimmarrjeje që i hapte rrugë një skeme të organizimit të partisë dhe e vendoste në përgjegjësitë e bashkimit. Unë kisha një skemë tjetër sesi mund të funksiononte. Unë vendosa të bëja hapa pas për të shmangur përçarjen.
Dhashë dorëheqjen nga funskioni i nënkryetarit të partisë, me qëllim që të mos kishte mëdyshje për lidershipin, pasi gjithë energjitë tona duhet të fokusoheshin te keqqeverisja. Nuk është punë çimkash kjo. As ka qenë ndonjëherë e rrezikuar partia nga këto gjëra, kur çdo gjë e PL ka qenë publike.
Besoj që është një parti e vendosur qartazi në opozitë, ka luftuar fortë në opozitë. Kam qenë 6 vite në opozitë sekretar i përgjithshëm i saj. Në 2021 ishte një moment shumë i rëndësishëm për ne, sepse Kryemadhi e mori drejtimin e partisë në opozitë. U desh që të shtonim ritmet tona atëherë.
Monika atëherë shërbeu si një digë për të ndalur hemoragjinë nga partia. Jo zoti Meta, por personazhe të tjerë kur kanë shkuar në terren, kanë artikuluar angazhimin e njerëzve tanë në fushatë. Janë më shumë çështje të analize të një situate për zonat zgjedhore”, tha Braimllari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta