Bankat japin 1 mld lekë kredi në ditë Rritet kërkesa në vitin 2024, preferohet leku
Gjate muajit mars, bankat tregtare kanë dhënë mesatarisht, çdo ditë 1 mld lekë kredi. Shuma tregon se kërkesa nga bizneset dhe qytetarët janë rritur këtë vit.
Kërkesa për të marrë kredi është rritur këtë vit. Bankat tregtare dhanë 30.1 miliardë lekë kredi vetëm në muajin mars, shifër kjo 8% më e lartë, krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Pra, mesatarisht, ato kanë disbursuar 1 mld lekë çdo ditë.
Për të gjithë tremujorin e parë, vlera e kredisë së re të disbursuar ishte 83 miliardë lekëve, me rritje 30% krahasuar me tremujorin e vitit 2023.
Të dhënat e regjistruara nga Banka Qendrore, tregojnë se kredia në lekë mbart pjesën më të madh të shumës. Ajo ka arritur në 62% të totalit, nga 41% që kishte qenë një vit më parë.
Rritja e kredisë së re është mjaft domethënëse, duke pasur parasysh edhe efektin e kursit të këmbimit. Megjithëse kreditimi i ri po dominohet nga leku, ajo pjesë e portofolit në valutë të huaj vazhdon të ndikohet negativisht nga rënia vjetore e kursit të këmbimit.
Kredia e re për bizneset për periudhën janar-mars 2024 arriti në 58.1 miliardë lekë, në rritje me 53% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Ndërsa kredia e re për individët arriti në 24.6 miliardë lekë, në rritje me 13.8% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta