GJKKO kthen për hetim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit
Gjykata e Posaçme ka refuzuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit Granit Gjana.
Ky i fundit dhe SPAK kishin arritur në marrëveshje lidhur me pranimin e fajësisë për 2 procedura tenderimi për blerje karburanti. GJKKO urdhëroi kthimin e dosjes për hetim nga ana e SPAK.
Marrëveshja parashikonte dënimin e Gjanës me 1 vit e 6 muaj burgim dhe konvertimin në 3 vite shërbim prove dhe si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar. Lidhur me procedurat për të cilat akuzohet ish-zyrtari ka dhënë deklarime edhe ish-kryebashkiaku Safet Gjici. Nga qelia e burgut ku shlyen dënimin për shpërdorim detyre pas videoskandalit seksual në zyrën e tij, Gjici tha se nuk i kujtohen detaje.
“Më date 25 Janar 2024, është bërë marrja në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale e shtetasit Safet Gjici, i cili deklaroi se për shkak dhe të kohës së gjatë që kishte kaluar, nuk i kujtoheshin detaje rreth ngjarjes, por edhe se një pjesë e mire të kompetencave të tij si kryetar bashkie, ai i kishte deleguar tek n/kryetarët e bashkisë. Gjithashtu, shtetasi Safet Gjici deklaroi se në muajin Prill ishte angazhuar në fushatë elektorale dhe nuk është marrë fare me punët e bashki, për shkak se dhe ligji zgjedhor nuk ia lejonte një gjë të tillë”, thuhet në dosjen e SPAK.
Kjo e fundit duhet të vijojë hetimet për të bindur gjykatën mbi fajësinë e Gjanës dhe zbardhjen e veprës penale në dy tenderët.
LEXONI GJITHASHTU:
Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së
Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO babai i Elton Mermalit. Jep detaje nga vrasja e të birit
Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin
- 13:18 Tragjedi në brigjet e Mauritanisë, 143 emigrantë dyshohet se kanë humbur jetën pas përmbytjes së një anije
- 13:09 Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Mustafa Sheqerin, dënohen ish-zyrtarët e AMP-së
- 12:57 Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO babai i Elton Mermalit. Jep detaje nga vrasja e të birit
- 12:44 Opozita kërkon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat me Gjiknurin
- 12:33 I dënuar me 24 vite burg për vrasje në vitin 1999, arrestohet në Angli 60-vjeçari i shumëkërkuar shqiptar (EMRI)
- 12:12 Kundërshton vendimin e pafajësisë për Erlis Dukën, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn shqyrtimin e ankimit të SPAK