Një spanjolle në Shqipëri/ Studentja kryen praktikën në marketing
Për 3 muaj, Shqipëria do të jetë shtëpia e saj. Ana Haller ka ardhur nga Spanja, për të pasur një provojë ndryshe, në fushën ku ajo studion, marketing.
Si pjesë e shkëmbimit te studentëve shqiptarë me të huaj, 22-vjeçarja, ka zgjedhur Tiranën për të kryer praktikën.
“Punoj me departamentin e marketingut shikoj webin për programin TNT dhe mundohem ti përmirësoj për sa i përket marketingut, gjithashtu merrem me Instagramin , kujdesem për dizajnin”-tha Ana Haller.
Për Shqipërinë nuk kishte dëgjuar shumë, por vendi ynë ja doli ta bëjë për vetë 22-vjeçaren.
“Në fillim isha nervoze dhe nuk dija çfarë të prisja, nuk e kisha vizituar më përpara, nuk dija kulturën gjuhën. Por deri tani jam shumë e lumtur, kam bërë miq jam e kënaqur dhe me punën që bëj këtu, edhe studentët programet janë të ngjashme. Klubet, aktivitetet për studentët ngjasojnë me Spanjën.
Shqipëria është një vend në zhvillim. Marketing është një fushë që vitet e fundit po merr një rëndësi të veçantë. Si një eksperte marketing e ardhshme, Ana ka disa këshilla për bizneset në vendin tonë.
“Të fokusohen tek lidhja me njerëzit, te mendojnë se për çfarë janë ata të interesuar. Mos të fokusohesh vetëm tek paratë por tek njohja e klientit”
E ardhmja e saj nuk është Shqipëria, por pa diskutim që do të rikthehet madje si një kritike, për të sjellë përvojën e saj në fushën e marketing.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor