Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën e një grupi mësuesish përpara Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ‘1 Maji’, lidhur me cilësinë e arsimit në vend.
Gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës përpara të pranishmëve, ku po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për korrupsion, Berisha ka ftuar mësuesit që t’i bashkohen opozitës në protestat e saj, pasi sipas tij, kauza e tyre është e të gjithë shqiptarëve.
Berisha tha se arsimi gjatë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama ka shënuar një rënie të vazhdueshme.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Nderimin më të madh për ju luftëtarë të pamposhtur të kauzës së drejtë.
Miqtë e mi, sot është 1 Maji.
Sot, një grup mësuesish guximtarë protestuan para kryeministrisë dhe kërcënuan për grevë urie për shkak të poshtërimit, të nënçmimit që regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës iu ka bërë atyre në këto 11 vite për shkak të rrënimit katastrofal të shkollës sonë.
Të dëbimit të butë të qindra mijëra nxënësve nga Shqipëria.
Për shkak të rënies së tmerrshme vertikale të cilësisë së arsimit në këto vite.
Por unë sonte kam një thirrje për të gjithë mësuesit e Shqipërisë.
Bëhuni luftëtarë të drejtë të kauzës suaj.
Ju sot jeni mësuesit më të keqpaguar në rajon dhe në Europë dhe mos harroni se në vitin 2013 ju ishit mësuesit më të mirëpaguar në rajonin tonë.
Por në qoftë se ju sot jeni mësuesit më të përçmuar dhe të keqpaguar, jeni të tillë sepse fondet e bollshme që ekzistojnë për 2 dhe 3 fishimin e rrogave tuaja, janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët aktualë.
Të dashur mësuese, mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shërbimeve të tjera, mbroni kauzën tuaj.
Kauza juaj është kauzë e drejtë.
Bashkohuni me ne, se beteja jonë kundër hajdutëve që zhdukin në bankat offshore, që zhdukin në pallate dhe hotele luksoze qindra milionë euro, është edhe kauza juaj.
Është kauzë e drejtë.
Të bashkuar ne firmosim të sigurt më shpejt fitoren që meritojmë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet