“Çdo aksion opozitar është oksigjen”- Malaj: Çfarë shoh te Berisha-Meta këtë radhë
Ish-zëvendësministja e Arsimit, Nora Malaj, është shprehur se në momentin ku ndodhet sot vendi ynë, çdo aksion opozitar është oksigjen për Shqipërinë.
Komentet Malaj i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se shikonte te aleanca Berisha-Meta një ideal më madhor sesa thjeshtë interesa personale.
Ajo tha gjithashtu se sot politika shqiptare ka nevojë për një vizion të qartë dhe pa klientelizma të individëve, të cilët ‘fryjnë erëra’ të ndryshme për vëmendje.
“Janë bërë si puna e maces që kanë kafshuar bishtin e tyre dhe askush nuk di kush i ka kafshuar bishtin kujt dhe të gjithë thonë më kafshoi bishtin. Sot politika shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për një vizion të qartë pa klientelizma të individëve që fryjnë erëra të ndryshme për vëmendje.
Te aleanca Berisha-Meta shoh një ideal më madhor sesa personal. Kësaj radhe e shoh edhe më fortë. Jo vetëm me Meta-Berisha, por edhe te një koalicion tjetër që do të formohet.
Qeveria në pushtet i ka përdorur të gjitha format, që nga metoda e kalit të drunjtë, për të dëmtuar të djathtën, por edhe te elementi i gënjeshtrave e të vërtetave. Në këtë moment është shumë e nevojshme që çdo aksion opozitar është oksigjen për Shqipërinë”, tha Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump