“Vijnë për shërbime estetike dhe zbuloj që kanë kancer”- Mjekja tregon rastet

2 Maj 2024 | 08:39

Dermatologia Sidita Boriçi është shprehur se ka në klinikën e saj ka shumë persona që shkojnë për të bërë ndërhyrje estetike, por aty zbulojnë se kanë kancer të lëkurës.

Komentet Boriçi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se më pas ata bëjnë biopsinë, për të konfirmuar sëmundjen.

Ajo tha se këto raste i ndoshin shpesh, rreth 2-3 herë në vit dhe zbulohen kryesisht përmes formës së nishaneve.

“Prandaj është edhe kontrolli i nishaneve me dermatoskopi, i cili është një instrument zmadhues. Ka një mikroskop që zmadhon deri në 70 herë. Pra ne vizualizojmë një nishan në nivelin mikroskopik. Shohim arkitekturën e nishanit dhe nëse ka një ndryshim nga pamja e zakonshme e nishaneve, atëherë ne ngremë një pikëpyetje. Mund të jetë vetëm një cep i nishanit shumë i ç’rregullt. Pra aty fillon.

Shpesh herë më ka ndodhur, të paktën 2-3 herë në vit më ndodh diçka e tillë, që vijnë për trajtime estetike dhe dalim në konkluzione që ai nishan duhet parë, duhet bërë biopsia dhe përfundimi ka dalë që është një melanomë qoftë fillestare, qoftë e një stadi pak më të avancuar e kancerit. I themi klientëve që duhet të bëjnë biopsinë dhe pastaj e shohin”, tha Boriçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024