“Keni frikë! Kërkuam interpelancë me kryeministrin…”-Bardhi debate me Nikollën
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate mes opozitarëve dhe deputetëve të mazhorancës. Ishte Gazment Bardhi ai i cili nga foltorja ka debatuar me kryeparlametaren Lindita Nikolla.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka deklaruar se është bërë rrugë që kërkesat e ardhura nga opozita “futen në sirtar” e nuk njoftohet as seanca për depozitimin e tyre.
“E keni kthyer shkeljen e kushtetutës. Interpelancat për kryeministrin as nuk ja komunikoni seancën. Kemi kërkuar një interpelance urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit tek mediat italiane.
Ju e keni rrëzuar kërkesën, dhe e kuptoj sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund ti mbivendoset Kuvendit. Është kuvendi qe do duhet te vendos, por e kuptoj se ju keni frike ta përmendni emrin e Kryeminsitrit”,-tha Gazment Bardhi.
Ndërkohë në anën tjetër kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla ka kërkuar që të vijohet seanca normalisht ndërsa i kërkoi Bardhit të lirojë foltoren.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut