“Shqiptarët e lindur jashtë vendit duan kostum popullor”, artizanja: Më emocionojnë
Eli Zhualti është një artizane e veshjeve popullore në Gjirokastër, e cila për 26 vite ka krijuar kostume popullore. Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se gjatë 26 viteve ajo ka ndjekur shumë seminare dhe ka arritur të mbledhë shumë literaturë sa i takon kostumeve popullore shqiptare.
E pyetur se cila është veshja më e veçantë që ajo ka krijuar, artizanja tha se ajo që e emocionon më shumë është se shumë shqiptarë të cilët kanë ikur shumë të vegjël apo janë lindur jashtë trojeve shqiptare, shkojnë te ajo dhe kërkojnë kostum tradicional shqiptar.
“Ajo që mua gjithnjë më ka ngazëllyer, se leku një ngjyrë ka ngado që të vijë se ne prapë e kthejmë në lek shqiptar, por ajo që mua më mallëngjen, janë të rinjtë shqiptarë që kanë lindur jashtë kufijve të Shqipërisë, ose kanë ikur shumë të vegjël dhe kërkojnë një kostum tradicional kombëtar.
Ajo që është më e veçanta që unë kam bërë është një veshje komplet e femrës së Gjirokastrës duke filluar që nga shapkat (pandoflat) e deri te kësula e nuses, një veshje e kompletuar me gati 10-12 elementë që i duhej një nuseje”,-tha artizanja e cila tha se kjo veshje e cila të merr 6 muaj punë, është veshja më e shtrenjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq