U gjet e mbytur në lumin Buna, policia: Nuk ka shenja dhune në trupin e 9-vjeçares

5 Maj 2024 | 14:13

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër ku shtetësja Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Bunë.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar, ndërkohë që policia sqaron përmes një njoftimi për mediat se ndryshe nga çfarë ishte raportuar më herët nga këqyrja paraprake e trupit të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia ka arrestuar shtetasin Ergys Arrazi pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, Alma Arrazi çka dyshohet se e ka shtyrë atë drejt vetëvrasjes bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 4 vjeç.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë të kërkojnë në ujërat e lumit Buna për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, të cilët sipas denoncimit të babait të tyre rezultonin të zhdukur prej 3 ditësh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026