Fermeri nga Kosova: Nuk ka fruta dhe perime pa pesticide, ndryshe i zë krimbi
Fermeri nga Kosova, Smajl Balaj, është shprehur se nuk ka fruta dhe perime pa pesticide, pasi përndryshe sipas tij i zë krimbi.
Komentet Balaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se frutat dhe perimet duan kohën e tyre kur të spërkaten me pesticide, pra në momentin e lulëzimit dhe kur japin frutin.
Ai tha gjithashtu se në Kosovë është shumë më e lehtë të jesh fermer sesa në Shqipëri, pavarësisht se klima në vendin tonë është më e mirë.
“Do më shumë ushqim. Për shkak të llojit. Këto që i kemi ne, ka mundësi që vijnë prej Polonie, prej Holande, por origjinën e kanë nga Italia. Asnjë produkt nuk bëhet pa pesticide, përndryshe nuk jep prodhim. Kur nis të lulëzojë qershia, ti patjetër duhet ta spërkatësh sepse kur të bëhet do thuash pse ka krimb.
Ti e do pa krimba brenda. Atë duhen spërkatur në lulëzim, kur të formohet fruti. Unë jam një fermer i vogël, që kam 3 hektar tokë, por punoj vetëm dy. Duhet të mbjellë shumë kultura, që kultura kulturën mos ta zërë. Nuk kam punëtorë. Unë jam në Skënderaj, në qytetin e Adem Jasharit. Punëtorët edhe nuk duan, edhe nuk dinë.
Edhe nuk kam të ardhura që ta mbaj punëtorin 12 muaj. Nëse ke mundur të investosh, atëherë ti ke një pagë sikur të jesh drejtor komunal. Në Kosovë është më e lehtë të jesh fermer se në Shqipëri, pavarësisht se klimën dhe tokën e keni ju më të mirë”, tha Balaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec