Ndahet nga jeta “El Flaco”, fitoi kupën e parë të botës si trajner

6 Maj 2024 | 16:22

Futbolli argjentinas dhe jo vetëm është në zi, pasi trajneri që fitoi kampionatin e parë botëror nën drejtimin e albicelestëve.

Cesar Luis Menotti është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Njeriu që shkroi historinë me këtë skuadër u raportua të jetë ndarë nga jeta të dielën, ndërsa lajmi më tej u konfirmua nga federata argjentinase e futbollit, më tej u përhap me shpejtësi në media.

“Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”, shkruhet në njoftim.

Menotti si futbollist arriti të fitonte trofe me Santosin dhe Boca Juniors, ndërsa ka luajtur edhe për skaudra të tjera, por arriti të linte më tepër gjurmë si trajner. Duke marrë drejtimin e kombëtares së tij në 1974-ën, iu deshën 4 vite për ta shpallur atë kampione bote, teksa më pas vijoi karrierën në Evropë, me skuadra si Barcelona e Atletico Madrid, por u rikthye sërish në Amerikën jugore.

Kujtojmë se si futbollist “Flaco” e nisi karrierën tek Rosario Central ku në 3 vite shënoi 47 gola, për të kaluar tek Racing Club, Boca Juniors, Neë York, Santos e në fund Club Atletico de Juventus.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026