Rama: Nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige, kur vjen ora të thirret
Kryeministri Edi Rama është shprehur se askush nga ministrat e qeverisë së tij apo edhe bashkëpunëtor të tjerë nga PS nuk do ta ketë mbështetjen e tij, kur të thirret nga drejtësia.
Komentet Rama i bëri gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe kabinetit qeveritar, ku tha se nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige, kur vjen ora të thirret nga drejtësia.
Rama tha gjithashtu se nëse nuk ke bërë gjë, nuk ke nevojë të mbrohesh nga PS apo nga vetë ai, pasi të mbron e vërteta.
“I dëgjoj kur bërtasin me të madhe ‘hajdutët e Edi Ramës. Ia kapëm këtë ministër, ja kapëm atë drejtor’. Por në sistemin ku jetojmë, individi është sovran. Mendësia e fajit kolektiv është e sistemit të kaluar. Në këtë sistem mbajmë secili fajin e vetë. Rruga e jetës na bashkon me shumë të tjerë për shumë arsye, por puna që na lidh për një qëllim, edhe na zgjidh menjëherë për një vepër të ulët si tradhtia.
Kam pasur detyrën të punojë në këto 10 vite që të punoj me mbi 40 ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar që ditën e parë se kush lufton për qëllimet e përbashkëta, ka mbështetjen time të plotë dhe më ka në krah kur sulmohet për punën në llogoren e përbashkët. Ndërsa kush punon për xhepin e vetë, do të ketë në krah vetëm avokatin.
Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb të lartë në det kur do të hidhet, por nuk mund të mbajë asnjë burrë me para të vjedhura në karrige, kur vjen ora të thirret. Nëse s’ke bërë gjë, nuk ke nevojë të të mbajë as unë e as PS, por të mban e vërteta, ndaj lufto për të vërtetën tënde”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh