Baçi: S’kemi nevojë për ftesën e Ramës, e luftojmë vetë korrupsionin
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka komentuar deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama ditën e sotme.
I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se nuk është e nevojshme që opozita ti bashkohet Ramës për të luftuar korrupsionin, pasi opozita është në luftë me korrupsionin.
Mes tjerash ai nënvizoi se mazhoranca sipas tij është në ditët e fundit të saj.
“Paralajmërimi nuk bëhet me një apo dy mbledhje. Nuk është e nevojshme që Rama të bëjë paralajmërime, duke thënë se përgjegjësia është individuale. Gjithsecili ka përgjegjësi individuale, por përgjegjësia është kolektive. Rama vendos të tjerët zbatojnë, dikush del me mendjen e atij, dikush pa mendjen e tij. Rama po u bën një lëshim të gjithë të korruptuarve në radhët e tij. Sot Rama lau duart nga të gjithë ato që do të ndodhin në vazhdimësi. SPAK duhet të kishte marrë në hetim Veliajn, por e ka marrë si person në dijeni. Dihet tani që 5 drejtorë i ka në burg, ata 5 drejtorët nuk kanë vjedhur jashtë bashkisë. Mendoj se kjo mazhorancë është në ditët e fundit të saj. Është një mazhorancë që është kalbëzuar. Skandali këtu mbulon skandalin. Kemi struktura të posaçme për të luftuar korrupsionin. Opozita nuk ka nevojë për ftesën e kryeministrit, opozita është në shesh. Opozita është në luftë me korrupsionin dhe nuk ka nevojë që ti bashkohet Ramës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq