Gazetari: Kush është njeriu kyç në “tragjedinë e Shkodrës” që do merret në pyetje

7 Maj 2024 | 21:39

Ngjarja tragjike e ndodhur në Shkodër ku në lumin Bunë u gjetën trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur, vijon të mbetet e pazbardhur.

Gazetari Teodor Gjerga tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se pista e vetëvrasjes është pista e vetme e hetimit nga të dhënat e gjetura deri më tani. Ai tha gjithashtu se pritet që të thirret për të dhënë edhe një herë dëshminë e saj kunata e Alma Arrazit, e cila mund të jetë personi kyç në zbardhjen e kësaj ngjarje të dhimbshme, pasi ajo është edhe kontakti i fundit që pa gjallë Almën dhe tre fëmijët.

“Ajo që pritet me interes është nëse do të pranohet apo jo që trupi i Almës do të prehet në Durrës, apo do të varroset pranë tre fëmijëve të saj që kanë ndërruar jetë. Gjithashtu pritet që të merret edhe një herë në pyetje kunata, e cila është personi i fundit që e ka takuar Almën.

Ajo mund të jetë personazhi kyç që nëse ka diçka të re për të dëshmuar mund të ndikojë shumë në alibinë apo në historinë që kemi mësuar deri më tani për mënyrën se si i ka dhënë fund jetës Alma Arrazi, nëse dëshmia e saj nuk ndryshon, pistë kryesore do të vijojë të mbetet versioni zyrtar”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026