“SHBA e favorizoi Serbinë”, eksperti: I hapi shumë dyer në rajon, ndërsa tani…
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Mentor Beqa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euroneës Albania ku tha se SHBA i hapi shumë dyer Serbisë në rajon me anë të politikave favorizuese.
Por sipas tij SHBA nuk e arriti qëllimin e vetë që ta largojë nga influenca ruse, pasi siç u shpreh ai tashmë në serbi kemi një qeveri edhe më radikale se ajo e mëparshme e cila po tregohet gjithnjë më e ashpër në lidhje me Kosovën,.
“Ka një ndryshim të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë, prej më shumë se një viti. SHBA mesa duket po adopton një qasje shumë favorizuese ndaj Serbisë në rajon, për një periudhë relativisht të gjatë kohore, duke i hapur dyer të rëndësishme Serbisë, si në rajon nëpërmjet Ballkanit të hapur, nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe veçanërisht me Shqipërinë, zbutja e klimës së marrëdhënieve, rritja e aksesit në Malin e Zi, thuajse Mali i Zi është tashmë nën dominimin politik të Serbisë.
Pra Serbisë iu çelën shumë dyer në Ballkan për shkak të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë. Mesa duket SHBA ka pasur pritshmëri të larta për ndryshimin e trajektores së orientimit strategjik të Serbisë, sa i përket kryesisht marrëdhënieve të saj me Rusinë, por edhe marrëdhënieve të saj me Kinën. Natyrisht këto pritshmëri nuk janë përmbushur, pasi ne po shikojmë një serbi që po shkon drejt radikalizimit, sepse qeveria aktuale është më radikale se ajo e mëparshmja dhe është e mbushur me figura “non grata”. Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është një qëndrim akoma më agresiv, ndaj SHBA po investohet shumë në Bosnjë dhe në Kosovë, për të dekurajuar Serbinë”,-tha Mentor Beqa.
LEXONI GJITHASHTU:
- Viziton sot Serbinë, Presidenti i Kinës: Miqësi e çeliktë mes vendeve tona
- “Vuçiç humbi kontrollin në Serbi”, analisti: Ushtrinë e drejton Rusia
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn