Lideri i Syrizës vizitë në jug të Shqipërisë, takime me minoritetin në Dropull
Stefanos Kasselakis, kryetari i partisë më të madhe opozitare në Greqi, Syriza, ka nisur këtë të enjte vizitën e tij në jug të Shqipërisë.
Kasselakis do të kërkojë votën e mitoritetit grek në Shqipëri për kandidatët e partisë Syriza, për të përfaqësuar Greqinë si eurodeputetë në Parlamentin Europian.
Turi i liderit të opozitës në Greqi nisi nga Janina, ku pas takimit që pati në Kallpaq ai u drejtua drejt kufirit shqiptar, ku u ndal fillimisht në Bularat.
Kasselakis mbajti një takim në shkollën e Bularatit me drejtues të Zyrës Arsimore Finiq-Dropull.
Në takim ai u shoqërua nga konsulli grek në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis, kryetari i bashkisë Dropull Dhimitër Toli.
Më pas lideri i opozitës në Greqi mbajti takime në bashkinë e Dropullit, në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve