VIDEO| Alma Arrazi me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, ç’tregojnë pamjet e fundit

9 Maj 2024 | 17:57

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, pasi Euronews Albania ka siguruar pamjet nga momentet e fundit të 39-vjeçares Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj, para se të mbyteshin në lumin Buna.

Pamjet janë kapur nga kamerat e bizneseve aty pranë, pas verifikimeve që po bën Policia dhe Prokuroria për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Në njërën prej pamjeve duket momenti kur Alma me tre fëmijët ndahet nga kunata me fëmijën e saj, pasi dalin nga lokali ku kishin konsumuar një kafe rreth orës 20:09.

Zona ka qenë e populluar në të dy momentet që kanë fiksuar lëvizjet e Alma Arazit me 3 fëmijët.

Kunata e Almës, pasi qëndron në vend dhe shkëmben me Almën fjalët e fundit, nxjerr telefonin dhe duket sikur komunikon me dikë. Më pas ajo merr rrugën në kahun tjetër sëbashku me fëmijën.

Kamerat kanë fiksuar që ajo është drejtuar tek Ura e Re e Bunës në orën 20:21 të mbrëmjes.

Nga pamjet duket se ata nuk janë hedhur nga ura. Nëna i ka zbritur fëmijët poshtë Urës.

I ka marrë në anë të lumit dhe i ka shtyrë. Ky është një nga versionet më të qëndrueshme sipas grupit të hetimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026