Toka do të goditet nga stuhia më e fortë gjeomagnetike në 20 vitet e fundit

10 Maj 2024 | 11:42

Sot dhe në ditët në vijim, Toka do të goditet nga një stuhi e fortë gjeomagnetike e shkaktuar nga shpërthimet në sipërfaqen e Diellit që ndodhën ditët e mëparshme, sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA).

Fuqia e kësaj stuhie do të jetë G4, nga e cila vetëm G5 është më e fortë dhe pritet të shkaktojë probleme me sistemet energjetike, anijen kozmike, satelitët dhe radiofrekuencat, raporton portali Times Now World.

Kjo është stuhia e parë gjeomagnetike G4 që nga viti 2005, dhe pritet të fillojë sonte dhe të zgjasë deri më 13 maj.

Ajo ndodh për shkak të efektit kumulativ të pesë shpërthimeve në sipërfaqen e Diellit që ndodhën ditët e mëparshme.

Gjithashtu pritet që kjo stuhi mund të shkaktojë fenomenin Aurora Borealis më në jug se zakonisht, në shtetet amerikane të Virxhinias dhe Alabamës.

Një stuhi ekstreme gjeomagnetike G5 u regjistrua për herë të fundit në tetor 2003 dhe shkaktoi ndërprerje në Suedi dhe dëmtime të transformatorëve të energjisë në Afrikën e Jugut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026