Rruga e Pëshkëpisë e amortizuar, banorët: Nuk ka vënë njeri dorë për 30 vite
Një rrugë prej 8 km, që fillon nga hyrja e fshatit Peshkëpi, është në gjendje të dëmtuar prej 20 vitesh. Për të qenë të arritshme nga automjetet që kalojnë çdo ditë përmes fshatit Peshkëpi, rrugët janë të vështira për t’u përballuar. Gropat mund të arrijnë gjer në 30 cm thellësi, ndërsa një pjesë e rrugës është tërësisht e gërryer në anët e saj.Në zonat ku pluhuri mbizotëron, shumë banorë të fshatit ose kalimtarë të përditshëm shprehin se në këtë rrugë nuk ka pasur ndonjë herë një investim të mirëfilltë. “Rruga shtrohet pjesë për pjesë,” shprehet një prej banorëve.
“Rruga ka plot, ka sot e 30 vjet sështë zënë me dorë fare, ku ka pasur ndonjëherë investime? Erdhën një copë ktej lart për votime kanë bërë një copë para urës,bën dhe një copë ktej poshtë, po as 5 metër”, deklaroi për kamerën e Euroneës Albania një banore.
“Jam banor, kam 20 vjet edhe kjo rrugë shiko kanalin nuk e zë njeri në refene, edhe rruga është problem i madh, kjo rrugë lidh edhe Tepelenën edhe Gjirokastrën, jo investime jo”, tha një tjetër banor.
Aksi që lidh Peshkëpinë me Selenicën lidh gjithashtu disa fshatra të tjerë, si Koculi dhe Treblova , duke u përdorur si një rrugë dytësore. Kjo tregon se rruga është mjaft e frekuentuar. Megjithatë, shqetësimi më i madh mbetet për banorët e zonës, të cilët janë të detyruar të përballen me këtë rrugë çdo ditë. Në Peshkëpi të Vlorës jetojnë rreth 130 familje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus