Ushtria shqiptare po ringrihet

11 Maj 2024 | 20:05

Në emisionin Money në Euronews Albania u analizuan këtë të shtunë zhvillimet gjeopolitike dhe investimet që pritet të bëhen për Forcat e Armatosura.

Ushtria shqiptare po zgjohet. Dëshmia e parë e rikthimit është Kuçova, me bazën ajrore të NATO-s, të hapur zyrtarisht më 4 mars 2024.  E ndërtuar në vitet 50’ dhe e lënë në harresë pas ndërrimit të sistemit politik në 1990, transformimi i saj nuk mori vlerësime vetëm nga ish-pilotë e ushtarakë, por edhe nga qytetarët. E megjithatë, Kuçova është vetëm pikënisja.

Fillimi i vitit 2022, shënoi një pikë kthese në organizimin e forcave të armatosura. Ndërsa repartet, bazat dhe poligonet kishin humbur lavdinë dhe funksionin e tyre të dikurshëm, diku të privatizuara, e diku tjetër të rrënuar nga koha; për to nisi një diskutim i ri. Lufta që Rusia ndërmori në Ukrainë, pozicionimi i Shqipërisë dhe Europës kundër sulmit të pajustifkueshëm, dhe beteja ende e hapur, sollën një konceptim të ri, për mënyrën se si do të organizohet ushtria jonë.

Koloneli Ardian Lilo u shpreh për Money: “Strategjia e re ushatarake është produkt i ndryshimeve që po ndodhin jo vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjithë vendet aleate. Mjedisi i sigurisë ka ndryshuar tërësisht. Jetojmë në një kohë kur rreziqet janë bërë më të pranishme dhe vetë NATO po kalon në ndryshime rrenjësore me një focus të ri në mënyrën si adresohen çështjet e mbrojtjes”.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi tha se forcimi i ushtrive të NATO-s vjen si pasojë e luftës në Ukrainë dhe frikës për përhapjen e konfliktit.

“Në fakt është e vonuar si strategji sepse ka gati 3 dekada që pas regjimit komunist që ushtria është nëpërkëmbur ose është lënë mënjanë, madje shpesh herë është trajtuar si diçka qesharake që nuk na duhet më, por erdhi pikërisht në këto momente sepse ishte lufta e Ukrainës. Nëqoftëse nuk do kishte ndodhur lufta e Ukrainës nuk do kishim këto shpenzime për ushtrinë dhe aryseja e dytë është ajo çfarë po bën Rusia. sot është duke prodhuar shumë më shumë se Perëndimi. prodhimi artilerive përshembull raporti është 1 me 5 dhe ka një garë armatimi në të gjitha shtetet e Europës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Për të 12-ën ditë me radhë, duke filluar prej orës 18:00, qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër...
22:59 | 11/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Pasi qëndruan për mbi dy orë përpara Kryeministrisë, ku të pranishmit mbajtën edhe fjalime, qytetarët ndezën dritat e telefonave dhe më pas nisën marshimin në...
21:07 | 11/06/2026

Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjura

Rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj  ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Gjuraj ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme pranë ministres së Arsimit Mirela...
20:11 | 11/06/2026